Kultivuan kanabis në pyll, arrestohen 4 persona në Lezhë

Kultivuan kanabis në pyll, arrestohen 4 persona në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar katër persona nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Vela”, janë arrestuar shtetasit me inicialet D. Ll., 46 vjeç, A. Gj., 44 vjeç, F. N., 46 vjeç dhe A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Velë dhe Lezhë. Sipas policisë këta shtetas dyshohet se gjatë vitit 2020, në zonat pyjore të fshatit Velë, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë, kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar nga shërbimet policore.

Njoftimi i policisë

Finalizohet pas një hetimi 3-mujor, operacioni policor i koduar “Vela”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë dhe forcën e posaçme “Shqiponjat”, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Ekzekutohen urdhrat e ndalimit për 4 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, për disa shtetas që merreshin me kultivimin e bimëve narkotike, kryesisht në territorin e Njësisë Administrative Kolsh, në fshatin Velë, u referuan materialet në Prokurori, ku u regjistrua dhe procedimi penal.

Pas një hetimi 3-mujor, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë dhe forcën e posaçme “Shqiponjat”, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizoi me sukses operacionin policor “Vela”.

Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, u bë ekzekutimi i urdhrave të Prokurorisë, për ndalimin e 4 personave nën hetim, konkretisht: D. Ll., 46 vjeç, A. Gj., 44 vjeç, F. N., 46 vjeç dhe A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Velë dhe Lezhë.

Këta shtetas dyshohet se gjatë vitit 2020, në zonat pyjore të fshatit Velë, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë, kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar nga shërbimet policore.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy