Policia arreston të dyshuarin që shpërndante lajme ku thuhej se ka vdekur Isa Mustafa

Policia arreston të dyshuarin që shpërndante lajme ku thuhej se ka vdekur Isa Mustafa

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për shpërndarje të fotografive dhe videove në të cilat shkruhet se ka vdekur kreu i LDK’së, Isa Mustafa si pasojë e infektimit me koronavirus.

Policinë pas shpërndarjes së videove e ka lajmëruar sekretari i LDK’së, Arban Abrashi.

Abrashi ka thënë se kanë lajmëruar menjëherë policinë e Kosovës pas përhapjes së videove dhe se i dyshuari është arrestuar.

Në mediat kosovare është raportuar se në rrjete sociale janë shpërndarë edhe disa foto e video të rreme, ku thuhet se kreu i Lidhjes Demokratike ka ndërruar jetë.

 Madje, me anë të montazhës janë bashkuar edhe video kur anëtarë të kësaj partie po bënin homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Megjithatë, sipas njoftimit të familjarëve të Mustafës, lideri i LDK’së po vazhdon që të qëndrojë në vetëizolim dhe është në gjendje të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy