Aksident në Fllakë, 16-vjeçari përplas për vdekje një këmbësor

Aksident në Fllakë, 16-vjeçari përplas për vdekje një këmbësor

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllakë–Sektor Rinia, në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, një automjet i drejtuar nga një 16-vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një këmbësor, shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy