35-vjeçari nga Tepelena godet me thikë kunatin

35-vjeçari nga Tepelena godet me thikë kunatin

Policia e Tepelenës bën të ditur se shtetasi 35 vjeç nga Tepelena, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, kunatin e tij, 40 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.

Pas transportimit në Spitalin Rajonal Gjirokastër, është bërë i mundur arrestimi i autorit.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në lagjen "15 Shtatori", Tepelenë, dyshohet se shtetasi R. S., rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, ka goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, kunatin e tij, shtetasin L. Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. S. dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy