
Dy punonjës të Policisë së Shtetit po kryejnë shërbim në Firence, përkrah kolegëve të Policisë Italiane, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkombëtar për garantimin e sigurisë gjatë sezonit veror.
Drejtori i Policisë së Provincës së Firences, Fausto Lamparelli, priti dhe u uroi mirëseardhjen dy efektivëve shqiptarë, të cilët prej disa ditësh janë angazhuar në patrullime të përbashkëta me policinë lokale.
Ata po kryejnë shërbim në sheshet dhe rrugët e qendrës historike të Florence, në linjat e tramvajit, si dhe në operacionet e rendit publik që zhvillohen në qytet gjatë periudhës me fluks të lartë turistësh.
Ky bashkëpunim konsiderohet një tjetër dëshmi e marrëdhënieve të ngushta mes Policia e Shtetit dhe partnerëve italianë, duke kontribuar në rritjen e sigurisë publike dhe forcimin e masave për parandalimin e kriminalitetit në zonat turistike.
Prej disa vitesh, në bazë të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve, gjatë sezonit veror organizohen patrullime dhe shërbime të përbashkëta në Itali dhe Shqipëri, me pjesëmarrjen e efektivëve nga të dy policitë.
Qëllimi i këtyre angazhimeve është garantimi i sigurisë publike dhe reagimi i koordinuar ndaj çdo rreziku potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve dhe turistëve.



