Shpërthen bombola e gazit, plagosen 3 persona në Durrës

Shpërthen bombola e gazit, plagosen 3 persona në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Xhafzotaj të Durrësit, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit kanë mbetur të lënduar tre persona.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e shpejtë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe forcat zjarrëfikëse, që bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.09.2021, në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy