Tërmeti 4.5 ballë në Itali/ Mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

Tërmeti 4.5 ballë në Itali/ Mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm në Firence të Italisë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Scarperia San Piero me një thellësi prej 9 km. Ishte ora 04:37 kur nisën lëkundjte, ndërkohë që banorët kanë dalë nga shtëpitë të alarmuar. Lëkundjet janë ndjerë të forta.

Më herët janë regjistruar lëkundje më të vogla. Nga ora 03:38 deri në 03:55, ka pasur pesë goditje në Scarperia San Piero, njëra prej të cilave ishte me magnitude 3.4.

Një tjetër tërmet 4.4 ballë u regjistrua në Barberino del Mugello, periferi e Firences, raporton Ansa. Lëkundje të tjera me intensitet më të vogël pati në Scarperia San Piero deri në orën 5.29. Ekspertët thonë se goditja e madhe u ndje edhe në Firence dhe Pistoia.

Dëmet e para kanë nisur të raportohen, trenat janë pezulluar dhe shkollat në zonë janë mbyllur përkohësisht. Nga të dhënat e para të mbrojtjes civile, sipas mediave italiane raportohen ndërtesat e dëmtuara në Scarperia San Piero dhe Barberino.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy