Do të trafikonte 50 sirianët me gomone, gjykata lë në burg skafistin

Do të trafikonte 50 sirianët me gomone, gjykata lë në burg skafistin

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Emiljano Lika, drejtuesi i gomones që po transportonte 50 shtetas sirianë drejt Italisë mbrëmjen e datës 8 janar.

Prokuroria e përfaqësuar nga Hyrjet Lamaj kërkoi “arrest me burg” për Likën, kërkesa e cila u pranua nga trupi gjykues. Dy javë me parë, u vunë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e sirianëve, përkatësisht pronari i një hoteli në Tiranë dhe pronari i një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Sirianët pasi ishin fshehur në Vlorë, të ndihmuar nga personat e arrestuar dhe të tjerë po tentonin që të kalonin me gomone në Itali, por kushtet e motit e vështirësuan situatën duke bërë që të kërkojnë ndihmë pasi rrezikuan mbytjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy