Nis shërbimi për pajisje me kartë identiteti dhe pasaportë për shqiptarët në Francë, Suedi dhe Gjermani

Nis shërbimi për pajisje me kartë identiteti dhe pasaportë për shqiptarët në Francë, Suedi dhe Gjermani

Ka nisur sot shërbimi për pajisje me kartë identiteti dhe pasaportë për shqiptarët që janë rezidentë në shtetin francez. Ky shërbim ka nisur dje për shqiptarët në Suedi ndërsa nesër do të nisë edhe në Gjermani. Aplikimi do të bëhet përmes portalit E-Albania.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ka nisur sot shërbimi për pajisje me kartë identiteti dhe pasaportë për shtetasit shqiptarë rezidentë në Francë.

Kujtojmë se i njëjti shërbim ka nisur ditën e djeshme për shqiptarët rezidentë në Suedi, ndërsa që prej ditës së nesërme më datë 04.02.2021, shërbimi për pajisjen me dokumente ID do të nisë edhe në Ambasadën shqiptare në Berlin. MEPJ fton të gjithë shtetasit shqiptarë të aplikojnë në portalin ‘e-Albania’, duke ndjekur udhëzimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy