Përplasja me armë mes biznesmenëve/ Gjykata jep masën e sigurisë për Albert Allmuça dhe Sino Llanaj

Përplasja me armë mes biznesmenëve/ Gjykata jep masën e sigurisë për Albert Allmuça dhe Sino Llanaj

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ndaj pesë personave të arrestuar për konfliktin mes dy ortakëve në kompleksin e pallateve tek rruga “Ndre Mjeda”, në kryeqytet.

Dy pronarët e pallatit Albert Allmuça dhe Sino Llanaj janë lënë në masën arrest shtëpie.

Ndërsa për tre rojet, Shkelzen Byberi, Skënder Margjeka dhe Alfred Lumani, gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje”. Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim personi që qëlloi me armë biznesmenin Llanaj, duke e plagosur me plumb në këmbë.

Dy orakët u konfliktuan me njeri-tjetrin për mosmarrëveshjet që kishin për ndërtimin e një pallati në ish-Park. Policia e Tiranës vuri në pranga dy biznesmenët më datë 14 janar, pas konfliktit për ndërtimin e një pallati në zonën e ish-Parkut. Në pranga ranë dhe tre bashkëpunëtorë të tyre.

Sherri mes Sino Llanajt dhe investitorit tjetër Albert Allmuça, ka nisur pasi nuk kanë rënë dakord për punimet e një pallati në ndërtim e sipër. Shkak për konfliktin mes dy investitorëve është bërë një kompleks banimi me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë në rrugën “Ndre Mjeda”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy