1 muaj nga mbytja në det e Aurel Ndonit, 40-vjeçarit që humbi jetën në Porto Romano, trupi i tij nde nuk është gjetur, ndërsa familja e tij ka hapur dyert e mortit.
Sipas policisë, dyshohet se 40-vjeçari ka rrëshqitur nga varka dhe ka rënë në ujë pasditen e 25 shkurtit. Ai është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.
Kërkimet në det nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare, Policisë së Durrësit dhe polumbarëve të RENEA-s nuk kanë dhënë rezultat pozitiv dhe për këtë arsye tashmë ato janë ndërprerë.
Ndërkohë, që familjarët nuk i kanë ndërprerë asnjë ditë. Jashtë mikrofonit për korrespodentin e e MCN nga Durrësi, ata tregojnë se shpenzimet janë të shumta, por deri tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:15, të datës 25 shkurt, kur Ndoni ishte duke peshkuar bashkë me vëllain e tij dhe një person tjetër.
Gjatë peshkimit dyshohet se 40-vjeçari ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.



