
Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kuçovës, pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të kryera në zonë. Sipas informacioneve të policisë, ngjarjet për të cilat akuzohet shtetasi A. M., kanë ndodhur të gjitha në muajin Prill të këtij viti dhe çdo vjedhje kryehej gjatë natës, nëpërmjet shqyerjes së dyerve kryesore të banesave.
40-vjeçari është identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë së banesave. Sipas policisë, A. M., ishte i mirëinformuar për sendet me vlerë dhe bizhuteritë që ndodheshin në banesat ku hynte për të kryer vjedhjet.



