Ndotje akustike dhe pushtim të hapësirës publike/ Procedohen tre persona në Ksamil

Ndotje akustike dhe pushtim të hapësirës publike/ Procedohen tre persona në Ksamil

Policia e Sarandës ka zhvilluar kontrolle të tjera në zonën bregdetare, ku ndotja akustike vijon të mbetet problematike. Kësisoj, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrollove në zonat bregdetare, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në ankesat e marra nga qytetarët, kanë evidentuar 2 raste të prishjes së qetësisë publike nga muzika e lartë në lokale dhe një rast të pushtimit të një hapësire publike në bregdet, në Ksamil. Në vijim të veprimeve procedurale për këto 3 raste janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -K. Gj., 27 vjeç, banues në Korçë dhe E. H., 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”; -D. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Pajisjet që gjeneronin muzikën e lartë, 30 çadrat dhe 60 shezlongët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy