Armë dhe drogë, arrestohet një person në Berat/ Procedohen dy të tjerë

Armë dhe drogë, arrestohet një person në Berat/ Procedohen dy të tjerë

Goditet një grup kriminal i implikuar në veprimtaritë e armëmbajtjes pa leje dhe shitjes së lëndëve narkotike, në Berat, duke vënë në pranga një person dhe duke proceduar penalisht dy të tjerë.

Si rezultat i punës së inteligjencës policore dhe hetimeve proaktive, të kryera në kuadër të megaoperacioneve “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat, në bashkëpunimin me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, zbuluan dhe goditën raste të veprimtarive kriminale në fushat e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Për to u vu në pranga shtetasi K. Sh., 48 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit E. Sh., 42 vjeç dhe R. (M.). Sh., 46 vjeç, përkatësisht vëllai dhe kushëriri i të arrestuarit, të tre banues në fshatin Samaticë, Dimal.

Nga kontrollet në banesat e 3 shtetasve, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, si dhe krehra dhe fishekë për këto armë.

Në vijim, nga hetimet dymujore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, rezultoi se këta tre shtetas ishin gjithashtu të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Dimalit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy