Tjetër tragjedi ajrore në SHBA/ Rrëzohet një avion mjekësor me 6 persona në bord në Filadelfia

Tjetër tragjedi ajrore në SHBA/ Rrëzohet një avion mjekësor me 6 persona në bord në Filadelfia

Një aeroplan i vogël transporti mjekësor është përplasur në disa ndërtesa në veri-lindje të Filadelfias, duke u vënë flakën shtëpive dhe automjeteve dhe duke plagosur njerëz në tokë, raporton BBC.

 Avioni ishte në një mision transporti mjekësor të premten në mbrëmje dhe mbante katër anëtarë të ekuipazhit, një pacient fëmijë 12 vjeç dhe eskortën e pacientit, tha në një deklaratë Jet Rescue Air Ambulance, një kompani e avionëve mjekësorë.

Shpërthimi shkaktoi zjarr, duke bërë që të paktën një shtëpi dhe disa makina të përfshihen nga flakët.

Siç shihet në pamjet, vendi ku avoni u rrëzua i ngjan një zone të bombarduar, ndërsa numri i viktimave mbetet i paqartë për momentin për shkak se vendi ku ka ndodhur ngjarja është zonë e populluar.

 Kompania që operoi fluturimin, Jet Rescue Air Ambulance, tha në një deklaratë se personat në bord ishin të gjithë nga Meksika.  

Vajza në bordin e avionit kishte marrë kujdes mjekësor në SHBA dhe po kthehej në Tijuana, Meksikë, deklaroi Shai Gold, një zëdhënës i Jet Rescue Air Ambulance për NBC.

“Ajo luftoi shumë për të mbijetuar, dhe për fat të keq, kjo tragjedi gjatë rrugës për në shtëpi”, tha Gold.

 Vajza shoqërohej nga nëna e saj. Ndërsa pjesë e ekuipazhit ishin edhe piloti, bashkëpiloti, një mjek dhe një ndihmës mjek, deklaroi zëdhënësi.

 Përplasja ndodhi vetëm disa blloqe larg Roosevelt Mall, një qendër tregtare trekatëshe në zonë të populluar të Filadelfias, qyteti i pestë më i madh në SHBA.

Aeroplani, një Learjet 55, u ngrit nga Aeroporti Verilindor i Filadelfias rreth orës lokale 18:30 dhe u rrëzua më pak se 6.4 km larg, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA).

FAA tha në një deklaratë se aeroplani po udhëtonte drejt ishte Aeroportit Kombëtar Springfield-Branson në Misuri. Në fillim, agjencia tha se dy persona ishin në aeroplan, por më vonë zbuluan se ishin gjashtë.

Sipas të dhënave në FlightAware, një faqe interneti për gjurmimin e fluturimeve, avioni drejtohej nga një kompani e quajtur Med Jets dhe kishte mbërritur në Filadelfia nga Florida më pak se katër orë më parë.

Rrëzimi i avionit vjen vetëm dy ditë pas një tragjedie tjetër në SHBA ku një avion me 64 persona në bord u përplas me një helikopter ushtarak në Uashington DC. Nga aksidenti nuk pati asnjë të mbijetuar.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy