
Një konflikt i ndodhur mesditën e sotme për fërkimin e dy makinave në Tiranë, ka përfunduar me dy të plagosur.
Policia njofton se në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B.
Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



