Vrasja në Shkodër, pas kontrolleve në banesë arrestohet vëllai i autorit

Vrasja në Shkodër, pas kontrolleve në banesë arrestohet vëllai i autorit

Në kërkim të vrasësit të Aleksandër Shkamit, ngjarje e ndodhur një javë më parë, policia e Shkodrës ka vënë në pranga vëllain e tij. Sipas policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij për Artur Koçekun, në fshtin Grudë e Re, është vënë në pranga i vëllai, Klaudio Koçeku, 25 vjeç.

Arrestimi i 25-vjeçarit erdhi pasi policia gjeti në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën: 11 thasë, dhe 2 bidona, me peshë 141 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 4 automatikë model 56, 1  çifte, 1 pushkë snajper me dy fishekë, 6 krehra me fishekë model 56, 1 shkop gome 2 palë pranga policie, 1 silenciator, 1 thikë dhe 60 fishekë çifte 12 mm, 1 peshore, 10 fishekë model 54. Policia dyshon që armët dhe municionet janë përdorur për ngjarje kriminale të tjera, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit balistik. 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy