Së paku 12 vjedhje në biznese të ndryshme në Tiranë dhe Durrës, “Serial” vë në pranga dy persona

Së paku 12 vjedhje në biznese të ndryshme në Tiranë dhe Durrës, “Serial” vë në pranga dy persona

“Serial” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, gjatë të cilit u vunë në pranga dy persona, të dyshuar për së paku 12 vjedhje në biznese të ndryshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për disa shtetas që vidhnin në biznese, në Tiranë dhe në Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Serial”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve F. Sh., 19 vjeç dhe R. T., 20 vjeç, të dy banues në Kombinat, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. B., për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga verifikimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë dhe në Durrës, konkretisht:

- Më datë 29.09.2022, në Tiranë, në bulevardin “Migjeni”, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur me forcë një shumë parash, në një farmaci;

- Më datë 28.09.2022, në Durrës, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, në 1 farmaci dhe në 2 lokale;

- Më datë 24.09.2022, në Tiranë, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, dy prej tyre në rrugën “Muhamet Deliu” dhe njëri në rrugën “Jordan Misja”;

- Më datë 17.09.2022, në rrugën “Preng Bib Doda”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në pronësi të shtetasit A. Ç.;

- Në muajin qershor, në Ndroq, Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një furrë buke.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy