Në kërkim për trafik klandestinësh, arrestohet 30-vjeçari

Në kërkim për trafik klandestinësh, arrestohet 30-vjeçari

Një person i shpallur në kërkim për kalim të paligjshëm të klandestinëve ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Seven”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. Ç., 30 vjeç, banues në Poliçan, Berat.

30-vjeçari u shpall në kërkim, pasi transportonte kundrejt fitimit, me automjetin e tij, 7 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Ky shtetas, duke përfituar nga kushtet e errësirës, mbrëmjen e datës 12.09.2022, u largua menjëherë nga vendngjarja sapo evidentoi mbërritjen e punonjësve të Policisë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy