Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar kancelares gjermane Angela Merkel, përmes një bisede telefonike pasditen e sotme, rishikimin e marrëveshjes për refugjatët.
Sipas njoftimit të presidencës turke, Erdogan argumentoi se marrëveshja e Bashkimit Evropian me Turqinë nuk ka funksionuar dhe duhet të rishikohet.
"Presidenti ynë bëri thirrje për rishikimin e marrëveshjes së emigracionit midis Turqisë dhe Bashkimit Europian, pasi marrëveshjet e mëparshme nuk po funksionojnë më", thuhet ne deklaratën e qeverisë turke.



