
14-vjeçari Arjol Dervishaj i cili mbeti i plagosur gjatë një aksidenti në datën 22 tetor, ka humbur jetën.
I mituri, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, aty ku ndodhej i shtruar dhe trajtohej në reanimacion.
Më 21 nëntor, tre djem të moshave 13 dhe 14-vjeçare, të papajisur me leje drejtimi, kanë ngarë një mjet tip Benz, deri sa kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua në Sarandë.
Ata më pas u identifikuan si A.D-14 vjeç (viktima), F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç.
Adoleshenti, i cili ndërroi jetë, ishte i intubuar prej ditës së aksidentit dhe plagët kryesore i kishte në kokë, duke e bërë trajtimin të vështirë.
Automjeti i ishte marrë babait të një prej tre djemve, pa dijeninë e tij.



