Aksident në rrugën Transballkanike të Vlorës, automjeti përplas 64-vjeçaren në vijat e bardha (VIDEO)

Aksident në rrugën Transballkanike të Vlorës, automjeti përplas 64-vjeçaren në vijat e bardha (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar pak momente më parë në aksin Transballkanike, ku një automjet ka përplasur një grua teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.

 

Sipas informacioneve paraprake, gruaja e moshuar, rreth 64 vjeçe, ka qenë duke kaluar rrugën kur është goditur nga automjeti.

 

Fatmirësisht, ajo ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

 

Sipas bluzave të bardha, e moshuara ka marrë plagë në këmbën e majtë.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy