
Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një tjetër humbje jete si pasojë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Viktima ishte nga Velesi.
Poashtu janë regjistruar edhe 33 raste të reja me Covid-19. Pas gati 10 ditëve, numri i të infektuarve është përsëri më i madh se numri i të shëruarve.
Në Shkup janë 11 raste të reja, në Veles 9 raste, në Prilep 5, nga dy raste në Kumanovë, Manastir dhe Tetovë dhe nga një rast në Shtip dhe Kriva Pallankë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 pacientë, në shtatë qendra testimi janë bërë 332 teste.
Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoni shkon në 1.572, prej të cilëve 1.079 janë kuruar, kurse 89 kanë humbur betejën me koronavirusin.



