
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugë ditën e sotme nga shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër Kakavijë.
Policia bën me dije se 68-vjeçari nuk ka shenja dhune në trup dhe vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
Trupi i pajetë i burrit me iniciale P.S është konstatuar nga patrulla e kufirit të gjelbër.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Më datë 08.12.2021, rreth orës 08:30, nga shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër Kakavije, në rrugë, në fshatin Kakavije, Gjirokastër, është gjetur i pajetë, shtetasi P. S., rreth 68 vjeç, banues në Gjirokastër.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Gjithashtu nga veprimet paraprake hetimore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



