Një banesë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune.
Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike ndërsa janë shkrumbuar pothuajse të gjitha orenditë e banesës.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin familjarët të cilët kanë dalë menjëherë jashtë.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.



