Një 24-vjeçar është arrestuar pasi ka aksidentuar me motor një këmbësore në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën në rrugën “3 Dëshmoret”, ku 24-vjeçari me iniciale K. N., duke drejtuar mjetin motor pa lejen përkatëse, ka aksidentuar këmbësoren 77 vjeçare me iniciale V. Z.
Si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti, e moshuara ndërroi jetë në spital.



