Nga një AP, Diella për 9 muaj arriti të bëhet ministre edhe pse nuk votoi apo nuk u votua në zgjedhje. Me një dekret të Presidentit Bajram Begaj ajo tani është Super Ministre.
Pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025, Kryeministri Edi Rama për afro 3 muaj mbajti partinë dhe pretendentët për një post ministror në ankth.
I vetmi ministër që s’u shfaq në fushatë elektorale dhe s’kishte një prejardhje politike ishte Diella.
Edhe pse ende Diella prej 11 shtator 2025 nuk ka marrë vendimin e saj të parë, rezulton më e njohur brenda dhe jashtë vendit.
Me dhjetëra media ndërkombëtare kanë shkruar për të, ndërsa debate publik në vend është fokusuar tek ajo.
Diella u dekretua në Presidencë dhe në emër të saj u betua kryeministri Edi Rama.



