Një person është gjendur i pajetë pranë një kabine elektrike në Tiranë.
Ngjarja e rëndë është raportuar para pak minutash në rrugën ‘Mine Peza’ në kryeqytet. ‘BalkanWeb’ mëson se paraprakisht dyshohet se viktimën e ka zënë korrenti.
Po ashtu raportohet se personi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, i përket komunitet rom.



