
Dy persona kanë rënë në pranga në Fier pasi iu merrnin qytetarëve përmes mashtrimit kartat e identitetit dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi. Policia arrestoi në flagrancë A. H., 28 vjeç, banues në fshatin Vidhisht, dhe F. S., 29 vjeç, banues në Patos.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit, iu merrnin qytetarëve, kartat e identitetit, dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë, një shumë parash dhe disa fatura”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



