Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një 34-vjeçari me iniciale M.K., pasi u njëjti në rrugën “Pjetër Bogdani”, u ndalua teksa qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak.
Mark Kola akuzohet për kryerjen e veprës penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



