Asgjësohen 520 rrënjë kanabis në Lezhë, shpallet në kërkim një person

Asgjësohen 520 rrënjë kanabis në Lezhë, shpallet në kërkim një person

Policia e Lezhës ka zbuluar dhe asgjësuar 520 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativasi dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar  të kësaj veprimtaria kriminale.

Bëhet me dije që është shpallur në kërkim P. L., 45 vjeç, dhe janë proceduar në gjendje të lirë kryetari i fshatit Zimaj dhe një specialist-roje mjedisi, për shpërdorim detyre.

Njoftimi i policisë:  Lezhë

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. 

Si rezultat i kontrollit është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Zimaj". Gjenden dhe asgjësohen 520 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.      

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. 

Procedohen në gjendje të lirë kryetari i fshatit Zimaj dhe një specialist-roje mjedisi, për shpërdorim detyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar  kontrollet e imtësishme të territorit, hetimet proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si dhe përdorimet e dronëve, ku  kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Zimaj". 

Si rezultat, në fshatin Zimaj, Njësia Administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë konstatuar të kultivuar 520 fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies. 

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi P. L., 45 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit D. D., 56 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Zimaj dhe shtetasi P. N., 55 vjeç, me detyrë specialist - roje mjedisi, si të dyshuar për konsuminin e elementeve të veprës penale "Shpërdorimi i detyrës". 

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy