Morinë/ Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë mbi 32 mijë euro, procedohet 37-vjeçari

Morinë/ Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë mbi 32 mijë euro, procedohet 37-vjeçari

Policia ka proceduar një 37-vjeçar pasi tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 32 450 euro dhe 140 000 lekë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës kanë gjetur 32 450 euro dhe 140 000 lekë të rinj, të cilat shtetasi  po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Njoftimi: Morinë/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.

Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 32 450 euro dhe 140 000 lekë, procedohet penalisht 37-vjeçari.

Sekuestrohet shuma monetare.

Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, nga Policia Kufitare e Morinës, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasi  37 vjec.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 32 450 euro dhe 140 000 lekë të rinj, të cilat shtetasi  po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin  37 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy