
Policia e Durrësit nisi procedim penal në gjendje të lirë ndaj regjisorit Robert Budina dhe kryetarit të PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri, pas protestës së organizuar në Durrës.
Policia bën të ditur se ata akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit: R.B., 56 vjeç dhe F.Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Ata, në datë 22.05.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr.11, Durrës, kanë organizuar tubim të paligjshëm”,thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.



