
Twitter po teston një funksion të ri, i cili do t’i lejojë përdoruesit të ndjekin temat me po të njëjtën mënyrë me të cilën ndjekin llogaritë.
Rrjeti social ka njoftuar se po përdor inteligjencën artificiale për të filtruar një numër të tweet-ve lidhur me tema specifike, nga një ekip futbolli në një ngjarje, për të lejuar njerëzit të shohin vetëm postime të rëndësishme dhe cilësore.
"Qëllimi është që ta bëjmë ndjekjen e një interesi po aq të thjeshtë sa ndjekja e një llogarie", shpjegon Sriram Krishnan, drejtor i lartë i menaxhimit të produkteve.
Funksioni i ri aktualisht po testohet në disa përdorues të Android-it, por do të arrijë në të gjithë audiencën e përdoruesve të Twitter deri në fund të vitit. /Ansa/



