Burri vret gruan në qendër të qytetit të Elbasanit. Koço Buzo, 68 vjeç, ish-efektiv policie qëlloi me armë ish-bashkëshorten e tij, e cila për fat të keq nuk mundi që t’ju shpëtojë plagëve të marra.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë. Raportohet se autori është një ish-efektiv policie, i cili ishte në proces divorci me të shoqen.
Ai ka qëlluar të shoqen pas një konflikti verbal për motive të dobëta. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë që ish-burri kishte për të shoqen.
Efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë pasi gjatë momentit të ngjarjes disa efektiv ishin duke patrulluar zonën, duke bërë të mundur edhe arrestimin e tij.



