U kërkua shuarja e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës

U kërkua shuarja e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës, për shuarjen e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit. 

Ndërkaq, avokatët e Sali Berishës kanë depozituar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Në një prononcim për mediat avokati Genc Gjokutaj tha:

"Ne filluam seancën me pak vonesë pasi gjykata ishte në një gjykim tjetër, bëmë kërkesë paraprake për përjashtimin e gjyqtares Irena GJoka, Është depozituar kërkesa.

Ka detyrë të heqi dorë, por nuk e bëri këtë veprim. Kjo gjyqtare është shkarkuar nga detyra nga Sali Berisha kur ishte President”.

 

(10:20) Meta në SPAK, GJKKO mban seancën për Berishën/ Kërkohet shuarje e masës së sigurisë 

Ka nisur rreth orës 10:00 në GJKKO seanca ku do të vendoset mbi kërkesën e dy avokatëve të Sali Berishës, për shuarjen e masës së sigurisë ndaj këtij të fundit. 

Në seancë janë paraqitur dy avokatët Sokol Mëngjezi dhe Genc Gjokutaj, ndërkohë që s’është i pranishëm Berisha. Këto zhvillime vijnë në një kohë kur kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vazhdon të jetë në SPAK për çështjen CEZ-DIA. 

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

Kjo datë 8 nëntor 2023 ka një simbolikë. Për herë të parë në më shumë se tre dekada, qysh nga nisja e karrierës politike të ish-kryeministrit dhe ish-Presidentit Berisha dhe ish-kryeministrit dhe ish-Presidentit Meta, sot ndodhen të dy në ambientet e Gjykatës së Posaçme, të Prokurorisë së Posaçme. Ka nisur seanca për Sali Berishën, ku përmes avokatëve të tij ai kërkon që të shuhet masa e sigurisë me argumentin se ajo s’është ekzekutuar prej më shumë se 10 ditësh dhe e ka humbur efektin e saj. Është një kërkesë që do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Teksa ka nisur gjyqi për ish-kryeministrit Berisha, në SPAK po zhvillohet seanca e deklarimeve për Metën. Ndoshta për koiçidencë apo për një mesazh, apo është thjesht rastësi ajo që ka ndodhur ditën e sotme, por këto procese vijnë edhe pas mbërritjes së gjysmës së prokurorisë së posaçme nga një vizitë në DASH dhe zyrat e Departamentit të Drejtësisë në SHBA”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy