
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi pezullimin nga detyra për një vit prokurorin e Tiranës Gjergji Tako, pas problemeve të konstatuara në kriterin profesional, si dhe detyrimin e tij për të ndjekur programin e Shkollës së Magjistraturës.
Pas riçeljes së hetimit në seancën e KPK më 15 qershor, për prokurorin e Tiranës, Gjergji Tako, Komisoni njoftoi se ka kryer hetim të gjerë për profesionalizmin dhe se ka konstatuar mangësi në vendimmarrjet për mosfillimin e pushimit të hetimeve. Tako i kundërshtoi gjetjet me precedentët e kolegëve të tjerë të veting.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Roland Ilia, Etleda Çiftja pasi analizoi provat dhe fakte vendosi: Pezullimin nga detyra për një vit prokurorin e Tiranës Gjergji Tako dhe detyrimin e tij për të ndjekur programin e Shkollës së Magjistraturës.
Gjergji Tako përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Lushnjës.
Prej vitit 2007, Tako e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqsor Tiranë.



