
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se në rrethin e Tropojës, Dibrës dhe në qarkun e Kukësit gjatë ditës së sotme edhe pse ka pasur prezencë të borës, deri tani qarkullimi vijon normalisht.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ARRSH bën me dije se borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e akseve dhe se qarkullimi vazhdon normalisht.
NJOFTIMI:
Reshje bore në Rajonin Verior në rrethin e Tropojës, në rrethin e Dibrës, në qarkun e Kukësit gjatë ditës së sotme kanë filluar reshjet e borës pa shkaktuar probleme me qarkullimin. Në Rajonin Qendror dhe Jugor ka pasur reshje shiu, me intensitet mesatar. Kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset kombëtare.



