Video/ Drogë në makinë dhe banesë, arrestohen 2 vëllezërit nga Skrapari

Video/ Drogë në makinë dhe banesë, arrestohen 2 vëllezërit nga Skrapari

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit pasi mbanin në automjet dhe banesë, sasinë prej 33.5 kg lëndë narkotike kanabis si dhe municion luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, kanë finalizuar, pas një hetimi intensiv proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, operacionin policor të koduar “Presentation”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit: S. I., 36 vjeç dhe E. I., 33 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Trebel, Skrapar, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta 2 shtetas dhe në banesën e tyre, u gjetën dhe sekuestruan në total, rreth 33.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën dhe iu sekuestruan automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike, një pjesë arme zjarri, municion luftarak dhe aparatet celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy