
Një sherr ka ndodhur mes disa të rinjve dhe një punonjësi të një karburanti në Ksamil. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës, ndërsa të rinjtë kanë sulmuar me grushte dhe sende të forta punonjësin e karburantit.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, ndërsa ka patur edhe dëshmitarë të skenës së dhunshme.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka shoqëruar 1 person. Sipas informacioneve, palët nuk kanë pasur konflikte të mëparshme, por mendohet të jetë një sherr i çastit. Ndërsa makinat e autorëve janë gjetur të braktisura në hyrje të Ksamilit.



