
Dy persona në Tiranë janë vënë në prangat e policisë të kapur me heroinë dhe kokainë.
Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i E. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e policisë, 43-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Gjithashtu, efektivët e policisë Tiranë, bën arrestimin e E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.



