Shpërdorim detyre dhe korrupsion, pezullohen dy efektivë policie në Vlorë

Shpërdorim detyre dhe korrupsion, pezullohen dy efektivë policie në Vlorë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Vlorë, ka pezulluar nga detyra dy efektivë të policisë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, në kuadër të procedimit penal nr. 824/2022 referuar nga AMP në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” ka vendosur masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj:

- Inspektor I. LL., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë

- Inspektor R. Y., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Nga hetimet e procedimit penal nr. 824 të vitit 2022, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është arritur të dokumentohet me prova ligjore, se në disa raste punonjësit e policisë kanë konsumuar gjatë ushtrimit të detyrës elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, duke favorizuar shtetas në shkelje të ligjit përkundrejt përfitimit monetar.

AMP thotë se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy