Baste sportive në një lokal në Golem/ Arrestohet 48-vjeçari, procedohet një 17-vjeçar

Baste sportive në një lokal në Golem/ Arrestohet 48-vjeçari, procedohet një 17-vjeçar

Një 48-vjeçar u arrestua në flagrance dhe u procedua në gjendje të lirë një 17-vjeçar, pasi organizonin lojëra fati në një local në Golem. “Blutë” kanë sekuestruar 3 celularë. Në njoftim thuhet: “Kavajë/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, për konstatimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në subjektet tregtare në zonën bregdetare. Organizonin prej rreth 3 muajsh, në lokalin ku punonin, në Golem, vënien e basteve sportive nëpërmjet celularëve, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari dhe procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 17-vjeçar. Sekuestrohen 3 celularë, me faqe bastesh aktive në ta. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë intensifikuar kontrollet në subjektet tregtare në zonën bregdetare të rrethit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të lojërave të ndryshme të fatit, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u konstatua një tjetër rast i kësaj veprimtarie, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi: -E. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për një 17-vjeçar. Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë, në ambientet e lokalit ku punonin, në Golem, teksa vinin baste sportive, nëpërmjet disa celularëve. Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se këta shtetas e kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme, prej rreth 3 muajsh. Në cilësinë e provës materiale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 3 celularë që dyshohet se i shërbenin vënies së basteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy