Një aksident tragjik ka ndodhur sot për një adoleshent, në qytetin e Korçës. Mësohet se një 16-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen nr 4, pranë “Varrezave të Qytetit”. Policia thotë se 25-vjeçari M.Myftaraga, që drejtonte automjetin tip “BMW” me targa AA 653 IV, është ndaluar pas aksidentit.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, saqë 16-vjeçari, ende i paidentifikuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.



