Në kërkim ndërkombëtar për krijimin e skemave piramidale/ Arrestohet në Rinas 61-vjeçari nga Koreja e Jugut

Në kërkim ndërkombëtar për krijimin e skemave piramidale/ Arrestohet në Rinas 61-vjeçari nga Koreja e Jugut

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga FAST Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe strukturat policore vendore, një tjetër operacion policor, i koduar “Pritja”, është finalizuar falë inteligjencës policore dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit.

Si rezultat i operacionit, FAST Albania, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në afërsi të aeroportit të Rinasit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

S. M., 61 vjeç, pasi Gjykata e Seoulit, Koreja e Jugut, me vendimin e datës 24.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal i Koresë së Jugut.

Shtetasi S. M., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.

Gjatë periudhës 27 mars 2016 - 7 nëntor 2020, këta shtetas kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRË (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 000 000 euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy