Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Brahim Dragjoshi. Dragjoshi nuk ka mundur të kalojë dot sitën e vetingut, pasi gjatë hetimit KPK ka gjetur probleme përsa i përket kriterit të pasurisë. Dragjoshi nuk arriti të justfikojë burimet për shtëpinë e tij në Paskuqan, si dhe gjatë fazës së hetimit KPK ka gjetur edhe probleme në mënyrën e përvetësimit të tokës nga ana e kreut të Prokurorisë së Apelit Shkodër. Këto fakte, kanë bërë që Dragjoshi të përjashtohet nga radhët e drejtësisë.
Brahim Dragjoshi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej gati dy dekadash e ushtron funksionin e tij në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës. Ai e drejtoi Prokurorinë e Apelit Shkodër në vitet 2010-2014, për t’u rikthyer si drejtues i komanduar i prokurorisë në vitin 2019.



