
Policia e Elbasanit ka shoqëruar djalin e Azem Hajdarit, pasi në mjetin që drejtohej nga shoku i tij efektivët e policisë kanë kryer një kontroll dhe kanë gjetur disa doza me kanabis. sipas njoftimit të policisë, në pranga është vënë shtetasi H. Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa Azem Hajdari (junior) dhe një vajzë 19-vjeçare janë shoqëruar pasi ishin pasagjerë në mjet.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip "Audi", që drejtohej nga shtetasi H. Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A. H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S. M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.



