Dhuna ndaj mjekut, Rama premton ndryshime në Kodin Penal

Dhuna ndaj mjekut, Rama premton ndryshime në Kodin Penal

Sërish dhunë ndaj bluzave të bardha. Kësaj here, ngjarja ka ndodhur në Dibër, ku dy vëllezër kanë dhunuar mbrëmjen e shkuar mjekun Agron Mezexhiu

Mësohet se mjeku 70-vjeçar ka shkuar nga Tirana në Dibër për të kryer shërbime mjekësore, por është ndeshur atje me dhunën e dy personave.

Ditën  e sotme, policia ka arritur të arrestojë një 43-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllain tjetër.

 Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, pikërisht sot kryeministri Edi Rama ka thënë se do të bëhen ndërhyrje në Kodin Penal, ku do të ashpërsohen dënimet për agresorët që dhunojnë mjekët për shkak të detyrës.

Më herët  dhuna ndaj mjekëve ka ndodhur edhe në qytete të tjera si Tirana, Lezha dhe Durrësi.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy