Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve” janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, uniformat blu bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë të J. S., 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore Vercelli/Itali ka caktuar masën e sigurisë ““Arrest me burg” për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik narkotikësh” parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Po nga këto shërbime u arrestua provizorisht edhe shtetasi R. A., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata paraprake e hetimeve në Milano ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafik droge” dhe “Grup kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.



