Një person i cili që shiste doza kokaine, në zona të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës është vënë në prangat e policisë,
Gjatë operacionit të koduar “The remaining”, u arrestua në flagrancë V. R., 42 vjeç, banues në fshatin Goranxi, Dropull, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë operacionit, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Goranxi, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. R.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Nga hetimet ka rezultuar se 42-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike, e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës.



